Lajmet e fundit

Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj analizën "Madhësia e Administratës Publike në Kosovë - Propozim për Uljen e numrit të të punësuarve në Administratën Publike".
Për të ulur gradualisht numrin e të punësuarve, dhe ulur numrin e institucioneve të administratës publike, Instituti GAP përmes kësaj analize, propozon hapa konkret se si të ulet numri i të punësuarve në sektorin publik dhe të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës nga Qeveria dhe Kuvendi për agjencitë ekzekutive dhe agjencitë e pavarura, transmeton Klan Kosova.