Lajmet e fundit

Instituti për Studime të Avancuara, ka bërë një analizë ku vlerësohet se buxheti i vitit 2017 ka ngecje pothuajse në çdo kategori sa i përket përmbushjes së rekomandimeve të komisionit evropian.
Sipas këtij hulumtimi telashet më të mëdha i kanë sistemi i drejtësisë dhe administrata publike.
Në GAP problem e shohin edhe mungesën e inspektorëve të punës, e që thonë se nuk hasën në mirëkuptim nga Ministria e Punës sa i përket vlerësimit të tyre për kritikat e komisionit evropian.