Lajmet e fundit

“Nuk do të ketë qytete të shenjta, as shtëpi të shenjta. Ne do të shkojmë kudo që të kemi nevojë për të zhdukur vrasësit e fëmijëve mbi dhe nën tokë. Në Gaza dhe në mbarë botën. Ne do të arrijmë te krerët e qeverive ashtu siç arritëm në qendrat e qeverisjes”, thotë ministri i luftës, Benny Gantz në një deklaratë për shtyp.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit aktualisht po operojnë në një pjesë të spitalit më të madh të Gazës, al-Shifa, ku Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Hamasi ka infrastrukturë ushtarake, raporton The Times of Izrael, transmeton Klankosova.tv.
"Ushtarët e IDF-së vazhdojnë të operojnë thellë brenda qytetit të Gazës kundër atyre që i kanë kthyer spitalet në qendra komanduese, nga të cilat kryhen krime lufte", shton ai.
Duke iu kthyer frontit gjithnjë e më të tensionuar të Izraelit me Libanin, Gantz paralajmëron se "ajo që po bëjmë në mënyrë efektive në jug, mund të funksionojë edhe më mirë në veri, nëse është e nevojshme".