Lajmet e fundit

Lindita ka folur për raportin e saj me Ganiun brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka thënë se ai nuk mund t’ia dëmtojë asaj imazhin që e ka ndërtuar me vite në karrierën e saj.
“Ganiu nuk ka aspak rëndësi me ma ndërru imazhin mua që unë e kam ndërtuar me vite. As Ganiu dhe askush i kategorisë së tillë patriarkal nuk mund ta bëjë këtë që e kam ndërtuar me vite”.
“Unë e mbroj veten shumë, nëse e ngriti zërin është sepse unë nuk dëgjohem, si të përfundon debati unë e vazhdoj jetën dhe nuk jam emocionalisht e dëmtuar. Ai pse më shan dhe më ofendon më ngjason me një rrugaç që del në rrugë dhe e han fara dhe i ngacmon vajzat”, ak thënë Lindita./Klankosova.tv