Lajmet e fundit
Një fotografi në një pozitë të veçantë e Papa Françeskut ka bërë që rrjeti social Twitter në jetë i mbushur me komente rreth saj.

Duke qëndruar paksa i përkulur, me mikrofon afër gojës dhe me dorën horizontalisht, Papa Françesku ka nxitur një valë të komenteve që e lidhin atë me rep-in dhe pozën e tij të përkryer për këtë gjë.
Papa është zënë duke qëndruar si “reper i vërtetë” ndërsa ka mbajtur një fjalim në Republikën e Afrikës Qëndrore dje, transmeton Klan Kosova.
Me një fytyrë serioze, trupin pak të përkulur – shkaktuar nga problemet e tij me boshtin kurrizor – fotografia e shkrepur pikërisht në momentin e duhur e bën atë të duket sikur është duke rep-uar.
Pas publikimit të fotografisë, rrjeti social Twitter ka qenë plot komente lidhur me atë “që mund të thoshte Papa”.
Nën përcaktorin #PopeBars, apo rimat e Papës, përdoruesit e rrjetit kanë shkruar rima katërreshtëshe me temë religjioze.
Por nëse i qasemi më seriozisht vizitës së Papës në Afrikë, ai ka thëënë se njerëzimi do të kryejë vetëvrasje nëse në konferencën për ndryshime klimatike nuk vendoset për zvogëlimin e emetimit të karbonit.