Lajmet e fundit

Numri i viktimave që e humbën jetën pas rënies së një zjarri në një pikë karburanti në kryeqytetin e Ganës Akra,ka arritur në 175 të vdekur.
Prej ditësh zona ishte përfshirë nga reshje të dendura të shiu që u shoqëruan me përmbytje të mëdha dhe njerëzit kishin mbetur të bllokuar në këtë pikë karburanti, e cila u përfshi nga një zjarr i madh, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Presidenti i vendit, John Dramani Mahama e cilësoi këtë ngjarje si një “katastrofë të paparë ndonjëherë"dhe me këtë rast shpalli 3 ditë zie kombëtare.