Lajmet e fundit

Kevin Gameiro, ka thënë se e kishte një mundësi t’i bashkohej Barcelonës para se të flitej se po kërkohet nga Atletico Madrid.
29 vjeçari Gameiro, mund të ishte pjesë e Barcelonës para se të shkonte në Atletico nga Sevilla, për 32 milionë dollarë.
“Kisha shans që t’i bashkohesha Barcelpnës”, ka thënë Gameiro. “Por e kisha të qartë me veten që dëshirë kisha t’i bashkohesha Atletico’s”.
Gameiro ka thënë se do ta kishte të vështirë të luante në Barcelonë bashkë me Messin, Suarezin dhe Neymarin.
“Jam në Madrid tani, dhe kjo është kryesorja”, ka shtuar ai.