Lajmet e fundit

Seriali ‘’Game of Thrones’’, ka thyer përsëri rekord, ai kësaj radhe ka fituar 12 cmime në edicionin e 67-të, nga ‘’Emmy Awards 2015 ‘’, duke përfshinë këtu serinë e dramës më të mirë të këtij viti në Los Angeles.
Kjo është hera e parë që ‘’Game of Thrones’’ fiton cmimin e dramës më të mirë, qysh kur kishte startuar në vitiin 2011.
Meritat e këtij seriali u përfshijnë edhe për skenarin më të mirë, drejtimin më të mirë dhe aktorin më të mirë mbështetës për Peter Dinklage i cili luan rolin e Tyrion Lannister, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, të rikujtojme që episodi i dytë i sezonit të pestë, u tranmetua në 173 shtete më herët gjatë vitit, duke thyer kështu rekord në ‘’CSI’’.
Ndërsa sezoni i gjashtë i serialit në fjalë është duke u incizuar dhe do të rikthehet më 3 prill 2016.
‘’Game of Thrones’’ u bë drama televizive me më së shumti transmetime në botë, transmeton Klan Kosova.