Lajmet e fundit

Galeria e Arteve e Kosovës në kuadër të programit publik të ligjëratave i ka bërë të ditur emrat e artistëve të cilët do të flasin përgjatë ditëve në vazhdim.
Me 26 korrik, në Galerinë Kombëtare do të ligjërojë Hans Ulrich Obrist i cili është bashkë-drejtor në Serpentine Galleries, Londër.
Para kësaj, ai ishte kurator i Musée d'Art Moderne de la Ville de Paris. Që nga ekspozita e tij e parë "Ëorld Soup" (The Kitchen Shoë) në vitin 1991 ai ka kuruar më shumë se 250 ekspozita.
Ndërsa me 29 korrik, Ornela Vorpsi, një artiste dhe shkrimtare e lindur në Tiranë, e cila jeton dhe vepron në Paris. Librat e Vorpsit janë përkthyer në 18 gjuhë. Aya janë vlerësuar me shumë çmime si: Grinzane Cavour, Elio Vittorini, Premio Rappallo, Premio Viareggio, Premio Luco Mastronardi, Premio città di Tropea dhe Prix méditeranéen des lycéen.
E me 3 gusht do të flasë Tamara Gricic, artiste kjo që jeton dhe vepron në Frankfurt Am Main, Gjermani. Që nga 1992, ajo ka marrë pjesë në shumë ekspozita indviduale dhe grupore në Gjermani dhe jashtë saj: MMK2 Frankfurt, Joanneum Graz; 53. Biennale di Venezia; Fotohof, Salzburg; FRAC Bordeaux; Kunstmuseum Bonn; Galerie im Taxispalais, Innsbruck; Kunsthalle Bern; Kunst-Ëerke, Berlin; Kunsthalle St. Gallen; Kunsthalle Fridericianum Kassel; Bonner Kunstverein; Portikus Frankfurt etj.
Në kuadër të Programit Publik të ligjëratave deri më tani janë mbajtur trembëdhjetë ligjërata nga artistë, kuratorë dhe akterë relevantë në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor.