Lajmet e fundit

Galaxy S24 FE përfshin të njëjtën përvojë të avancuar të AI si seria Galaxy S24. E krijuar për të përmirësuar punën, për të thjeshtuar komunikimin dhe për të rritur lidhjen, Galaxy AI në S24 FE ofron mjete që hapin mundësi të reja. Kërkimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë se kaq në një smartfone të Fan Edition. Mjafton një shtypje e gjatë e butonit kryesor dhe rrethimit të objektit dhe menjëherë do të keni informacionin që kërkoni. Circle to Search është padyshim një nga opsionet e preferuara.
Interpreter është një tjetër karakteristikë e mbështetur nga Inteligjenca Artificiale që përkthen në çast bisedat, leksionet ose çdo lloj tjetër prezantimi, edhe kur nuk është i lidhur në internet. E për të plotësuar këtë karakteristikë Live Translate thyen barrierat e komunikimit në telefonata dhe tani po shtrihet në një përzgjedhje të aplikacioneve të njohura të palëve të treta. Të gjithë do të kenë mundësi të përkthejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në disa nga gjuhët më të folura në planet.
Composer është karakteristika tjetër që do t'ju shpëtojë nga çdo ngërç mendimesh kur ju duhen tekste të shkurtra gati për mailet tuaja ose përshkrimi që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. Nga Tastiera Samsung Composer gjeneron tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe aplikacionet e mbështetura të mediave sociale. Dhe për të gjithë ata që janë të "mbingarkuar" me punë çdo ditë të javës, Note Assist riorganizon procesin e marrjes së shënimeve dhe automatizon formatimin dhe përkthimin. Në Samsung Notes, mund të merrni transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore drejtpërdrejt. Tekstet në skedarët PDF gjithashtu mund të përkthehen dhe mbivendosen përmes PDF overlay translation.
Njgyrat e veçanta si blu, grafit, mente dhe e verdhë, bateria më e madhe, ekrani me ngjyra të gjalla dhe më i madhi ndonjëherë në serinë FE, shpejtësia e rifreskimit, etj., janë të tjerë karakteristika që e bëjnë këtë smartfonë një telefon të fuqishëm dhe të veçantë.