Klubi turk Galatasaray ka shprehur interesim për yllin e skuadrës së Manchester United, Bruno Fernandes.
Sipas raportimeve të
mediave turke, gjiganti nga Stambolli synon të forcojë skuadrën me dy përforcime kyçe në mesfushë, konkretisht një mesfushor ofensiv (numër 10) dhe një mesfushor qendror (numër 6), në kuadër të planit për forcimin e skuadrës për garat evropiane, transmeton Klankosova.tv.
Bruno Fernandes përshkruhet si “objektivi i ëndrrave” për Galatasaray, i cili kishte shfaqur interes për shërbimet e tij edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Drejtuesit e klubit turk pritet të rikthejnë kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit gjatë verës, megjithatë një transferim i tillë vlerësohet si jashtëzakonisht i vështirë për t’u realizuar.
Arsyeja kryesore lidhet me faktin se Manchester United ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin 2026/27, gjë që e bën edhe më pak të mundshme largimin e njërit prej lojtarëve kryesorë të skuadrës drejt kampionatit turk.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.