Lajmet e fundit
Pas tërheqjes nga gara e Fenerbahces për sulmuesin e Manchester United, Robin van Persie tash interesim për të ka shfaqur skuadra tjetër turke Galatasaray.

Holandezi raportohet se këtë verë do të largohet nga Old Trafford ndërsa ka edhe vetëm një vit kontratë me klubin anglez.
Ai ka kaluar nëpër formë jo të mirë sezonin e fundit dhe trajneri Van Gaal raportohet se do ta shes atë.
32 vjeçari ka një pagë të lartë vjetore të United prej 10 milionë eurove, kështu që nëse nuk rikuperohet nga lëndimet skuadra nuk do ta mbajë atë.
Kështu shumë lehtë mund të ndodhë që sezonin e ri Van Persien ta shohim në Ligën turke.