Lajmet e fundit

Klubi i famshëm turk, Galatasaray, ia ka vënë syrin sulmuesit gjerman, Lukas Podolski.
Sulmuesi gjerman në sezonin e fundit luajti tek Interi në formë huazimi nga Arsenali, por duket se lojtari është tepricë në skuadrën e Arsene Wengerit, andaj Podolski pritet që gjatë kësaj verë të transferohet në një klub tjetër.
Sipas mediave të huaja, Galatasaray dhe Arsenali të mërkurën do të nisin negociatat për sulmuesin gjerman.
Gjiganti turk është klubi me i mundshëm për ta blerë 29 vjeçarin, por lojtari monitorohet edhe nga disa klube tjera.