16.11.2018 · përditësuar para 2815 dite1 min lexim
Klan Kosova ka vazhduar me fitore në Ligën e Mediave.
Televizioni Klan Kosova, e ka mposhtur sonte portalin Telegrafi, njofton Klan Kosova.
Lojtarët e Klanit kanë shënuar pesë gola në portën e Telegrafit, ndërsa kanë pranuar dy.
Gramos Bajçinovci ka qenë lojtari i ndeshjes duke shënuar dy gola fantastik për Galaktikët, ndërsa në pozitën e tij ka shkëlqyer edhe portieri veteran, skenografi i mirënjohur, Bleron Rexhaj.
Klan Kosova gjendet e dyta në tabelë, me vetëm dy pikë më pak se Epoka e Re që kryeson tabelën.
Ky rezultat i Klanit vjen pas shumë investimeve në klub nga sponsorët dhe mbështetjes së vazhdueshme të tifozëve.
Ndeshja e ardhshme [të premten, më 23 nëntor] do të zhvillohet ndërmjet dy vendeve të para: Epoka e Re VS Klan Kosova.Kjo fotografi është realizuar sonte pas fitores së Galaktikëve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.