Me një gala koncert, kanë përfunduar aktivitetet për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë në teatrin e qytetit në Ferizaj.
Me rastin e kësaj feste, shkolla e muzikës “Çesk Zadeja”, kishte përgatitur një gala koncert në të cilin merrnin pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si: Adelina Thaqi, Alban Zuka, Anduena Tahiri, Bardhyl Abazi, Elizabeta Krasniqi, Fadil Keca, Melihate Kamberi, Urim Salihu si dhe Visar Carkagjiu.
Dirigjent ishte Edon Ramdani.
Ky gala koncert u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.