Lajmet e fundit

Caku i Manchester United, Nicolas Gaitan raportohet se është shprehur i frustruar me situatën e transferimit të tij në Manchester United.
Ka disa javë që raportohet se ai do të kompletojë transferimin në Old Trafford, por që interesimi për Pedron e Barcelonës, ka bërë që situata me Gaitan të turbullohet.
Por vet Gaitan nuk është duke qëndruar duarkryq, ai është duke punuar për një largim nga Benfica, dhe atë në drejtim të Valencias, transmeton Klan Kosova.
Kështu United thuhet se ka pezulluar bisedimet edhe me Pedron tash për tash dhe rrezikon në fund që të mos mund të blejë asnjërin.