Lajmet e fundit

Lady Gaga ka qenë në qytetin e New York-ut për të mbështetur ligjin për martesa të gjinisë së njejtë.
Këngëtarja 29-vjeçare ka postuar në “Instagram” dy fotografi ku shihet me një palë sutjena dhe në barkun e saj të tonifikuar shkruan “Gay Pride" (“Krenare për homoseksualët”).
Këngëtarja ishte në ballkonin e apartamentit të saj, ndërsa bashkëngjitur fotos ka shkruar edhe një mbishkrim.
“Duke parë nga apartamenti im paradën e ‘gay’-ve në Chigago” tha ajo, transmeton Klan Kosova.
Por si duket ajo e ka ngatërruar festivalin pasi ajo që shihej prapa saj ishte një paradë tradicionale e folklorit dhe mariachive.
Këta të fundit reaguan duke e falënderuar Gagën në mënyrë ironike për mbështetjen.