15.06.2015 · përditësuar para 4065 dite1 min lexim
Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta është fejuar me aktorin Taylor Kinney në ditën e Shën Valentinit pas një lidhje katër vjeçare.
Ata së shpejti do të martohen por duket se Gaga ka vendosur që ti marrë gjërat seriozisht.
Ajo njihet për një stil ekstravagant dhe të çuditshëm por sipas një burimi të afërt me të, ajo ka vendosur të zgjedhë një fustan të thjeshtë për dasmë.
“Ky hap për të është shumë i rëndësishëm dhe ka vendosur të martohet si Stefani dhe jo si Gaga. Stefani është një natyrë më e mbyllur se sa Gaga. Ajo ka porositur skuadrën e saj të stilojë një fustan të thjeshtë dhe elegant” tha ky burim për magazinën “Heat”, transmeton Klan Kosova.
Sipas të njejtit burim, çifti po planifikon një dasmë shumë tradicionale e cila do të organizohet në restorantin e babait të këngëtares në qytetin e Nju Jorkut.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.