Lajmet e fundit

Kryeministri i Moldavisë ka dhënë alarmin se vendi ndodhet në prag kolapsi financiar. Si një shenjë këmbane ndaj politikanëve, ai ka nënvizuar se është e pashmangshme falimentimi. Në rrezik është dhe zbatimi i Marrëveshjes së Asociimit me BE-në.
Ai akuzoi politikanët se e kanë lënë vetëm në një kohë kur vendi ndodhet para një kolapsi të mundshëm financiar. “Pa një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar është e pamundur të shmanget falimentimi i shtetit”, deklaroi ai.