Lajmet e fundit

Humbja e dashurisë së parë
Do ta konsideroni gabim që u lidhët bashkë në radhë të parë, por kjo ishte për ju, që të mësoni rreth dashurisë. Pasi të keni gabuar në lidhje me një person, do ta kuptoni më mirë se çfarë dëshironi dhe se çfarë është e mjaftueshme që ta mbajë një lidhje gjallë.
Mundimi për të rënë në peshë
Ju kurrë nuk arritët t’i humbnit edhe ato 5 kilogramët që ta fitoni një trup që duket perfekt në bikini. E keni munduar veten shumë, dhe ky është gabim. Por ajo që do të mësoni është se nuk ja vlen ta sforconi veten për disa kilogramë më pak. Do ta vlerësoni dukjen tuaj, mu ashtu si jeni.
Humbja e miqësisë me dikë
Kur t’i jepni fund një miqësie që e kishin qysh moti, do ta kuptoni që njerëzit dhe lidhjet ndryshojnë – nganjëherë personi që ndryshon je vet ti. Dhe miqësitë e humbura duhet t’i provoni para se t’i bëni 20 vjet, për shkak se më vonë do të kuptoni se cilët janë të vërtetit për ju.
Obsesioni pas dikujt që nuk i interesoni
Të fiksoheni pas një djali, i cili nuk është i interesuar në ju aspak, është gabim që duhet ta bëni në moshë të re, sepse vetëm kështu do të mësoni se kush ia vlen e kush jo.
Krahasimi i vetes me të tjerët
Edhe ky është një gabim që duhet ta bëni para se të rriteni. Më vonë do të mësoni se çfarë bëjnë njerëzit në jetën e tyre, nuk ndikon aspak në tënden.
Obsesionimi pas pamjes
Adoleshenca është koha kur pamja për ju është gjithçka. Edhe kjo duhet të përfundojë pasi të kaloni moshën 20 vjeçare. Do të filloni ta kuptoni se jo gjithçka është pamja juaj dhe më pak grim në fytyrën tuaj, do të thotë më shumë bukuri. Kjo gjithashtu, do të ju ndihmojë që të jeni në kohë kudo që shkoni.