18.07.2015 · përditësuar para 4021 dite1 min lexim
CGI është një akronim për programe kompjuterike që gjenerojnë imazhet speciale, apo atë që ne e quajmë “efekt special”, e që Hollywood e përdorë me të madhe, për vite me radhë nëpër filmat që prodhon, transmeton Klan Kosova.
Por, diçka duhet të bëhet e qartë.
Nëse efektet punohen mirë, atëherë keni bërë magji, por nëse nuk del gjithçka si është planifikuar, ose nëse planifikimi nuk është i duhuri, priteni katastrofën.
Ja një përmbledhje e filmave Hollywood-ian që, përkundër kastave të mrekullueshme që kishin, dhe buxheteve milionëshe, dështuan në këtë aspekt, “efektin special”.
Në përmbledhje mund të shihni pamje të filmave si: “Mbreti akrep”, "Jaws", "Lufta e yjeve", "Mjegullat" apo "Mortal Kombat".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.