Lajmet e fundit

Pas vendimit të Ministrisë së Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht, Agjencisë për Regjistrim të Biznesve për pezullimin e certifikatës së biznesit të shoqërisë tregtare Klan Kosova, kanë reaguar edhe figura publike në përkrahje të Klan Kosovës.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë që qeveria mund t’ia heqë licencën një biznesi por në asnjë mënyrë një transmetuesi publik.
Veq sa per informim, Komisioni i Pavarur për Medie mundet me ia marr licencën një Televizioni sipas procedurës dhe kushteve të përcaktuara në ligj, e në asnjë rrethanë qeveria apo një dikaster qeveritar nuk ka kapacitet ligjor e as të drejtë të pezullojë apo marr licencën e një transmetuesi televiziv. Qeveria mundet me pezullu ose me mbyll një biznes sipas ligjit, por assesi një transmetues publik.
Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka shprehur përkrahjen e saj për Klan Kosovën dhe median pas veprimit nga ARBK-ja.
“U informova për vendimin e ARBK-së me ia pezullu Klan Kosovës certifikatën e biznesit.
Jam duke i mbledhë faktet për me kuptu për çfarë bëhet fjalë”.
“Ndërkohë, më lejoni të jem shumë e qarte: #MeKlanKosova #MeMediat #Gjithmone”, ka përfunduar ajo.
Gazetari Berat Buzhala e ka cilësuar këtë veprim si sulm politik ndaj Klan Kosovës.
“Sulmi ndaj Klan Kosoves eshte politik. Eshte brutal. Eshte me tendenca te rrezikshme. Misterja ka shkele femije me kerr, edhe sot e ki qaty, e keta e kane marre kete vendim arbritrar me e mbylle nje televizion ne menyren me te dyshimte te mundshme”, ka shkruar ai.
“Qysh osht e mundun qe Qeveria nuk e shkarkon Martin Berishen, i cili ka kallezim penal, qe ka marre pare nga Serbia? Qysh osht e mundun qe nuk e shkarkon Donika Gervalle, qe gjithashtu osht ne procedurë gjyqesore?”
“Qysh osht e mundun qe nguten me ia marre licencen Klan Kosoves, per shkak te nje kallezimi penal, qe keta e kane bo vete? Hoë? Shqiptare, keta po dojne me e vendose cenzuren, me na tute neve, qe mandej juve me jau servu propaganden”.