Lajmet e fundit

22 vjeçaren me famë botërore që nga mosha 11 vjeçare, Miley Cyrus jemi mësuar ta shohim shumë të ngarkuar me veshje e me grim.
Që kur luante në serialin për fëmijë, prodhim të Disney, Hannah Montana, ajo nuk i ngjante vetes së saj.
Të famshmit rrallë i shohim të pa rregulluar e të pa grimuar.
Por, Miley, ka ndarë me fansat e saj një fotografi në profilin e instagramit, ku duket tamam siç është zgjuar në mëngjes, e pa grimuar, transmeton Klan Kosova.
Krijuesja e këngës “Wrecking Ball”, ka zbuluar fytyrën e saj të thjeshtë dhe të njomë, në një fotografi me robëdeshambër e shtrirë në shtrat.