Lajmet e fundit

Sofia Vergara është përdorur dhe abuzuar financiarisht nga një kompani e bukurisë.
Bukuroshja ka deklaruar se Venus Concept i ka shpërndarë imazhet e saj dhe i ka shfrytëzuar për të promovuar produktet e tyre anembanë botës. Në padi ajo ka deklaruar se e gjitha filloi me një postim të çiltër në Instagram.
Ajo ka marrë tretmane nga kjo kompani – një masazh për forcimin e lëkurës në gusht të vitit 2014, nga ku e postoi një fotografi në të cilën shihet e shtrirë, dhe për këtë imazh kishte marrë rreth 40 mijë pëlqime.
Sidoqoftë, ajo tani thotë se nuk i pëlqeu tretmani, për të cilin thotë se ishte harxhim i kohës dhe i parave, meqë rezultatet ishin te pakta.
Meqë imazhi i saj është përdorur për reklamë dhe për përfitime të kësaj kompanie, ajo thotë se ata duhet t’i paguajnë 15 milionë dollarë dhe t’i tërheqin të gjitha materialet me fytyrën e saj, transmeton Klan Kosova.