Lajmet e fundit

Interpol Tirana ka ekstraduar në Itali 24-vjeçarin shqiptar Guido Tepshi, të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të kokainës. Guido Tepshi u arrestua më korrik nga autoritetet shqiptare për llogari të drejtësisë italiane.
Futbollisti 24-vjeçar nga Durrësi akuzohet nga Itali si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar 15 kokainë nga Holanda në Itali në periudhën korrik 2013-qershor 2014.
24-vjeçari është një prej gjashtë të arrestuarve nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të kryeqytetit.
Kastriot Dyrmishi 32 vjeç, Artur Tepshi 49 vjeç, Edmond Tepshi 52 vjeç, Guido Tepshi 24 vjeç, Luan Tepshi 46 vjeç dhe Laert Teneqexhi 25 vjeç janë gjashtë të arrestuarit në Durrës./Syri