Lajmet e fundit

Sulmuesi i Celtic, Liel Abada, ka treguar formë të lartë në 18-të muajt e fundit duke regjistruar 24 gola dhe 13 asistime.
Për këtë arsye, për 21 vjeçarin janë interesuar disa klube angleze, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Pavarësisht kësaj, klubi skocez dëshiron ta mbajë në radhët e veta futbollistin izraelit, të cilin e kishte transferuar nga Petah Tikva në verën e vitit 2021 për 4 milionë euro.