Skuadra e Marseille, ka shënuar të mëkurën fitore ndaj Lyonit, me rezultatin 3:0.
Një moment interesant u kap nga kamerat, ku protagonist ishte trajneri italian, Gennaro Gattuso.
Ish-futbollisti i AC Milanit ishte duke i përshëndetur lojtarët e tij në stol, derisa lojtari maroken, Azzedine Ounahi bëri shaka me teknikun italian duke mos ia dhënë dorën.
Dhe sigurisht që talljet e tilla nuk i do fare Gattuso, i cili e kapi futbollistin në formë shakaje dhe donte t’i jepte një dajak të vogël.
Marseille është këndellur me trajnerin italian.
Në 14 ndeshje ata kanë grumbulluar 20 pikë dhe gjenden në pozitën e tetë.
Videon e plotë mund ta gjeni
KËTU●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.