Lajmet e fundit

Lufta e nisur pak ditë më parë në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka bërë që të preket edhe sporti numër një në botë, futbolli.
Është futbollisti i Kombëtares së Armenisë, Varazdat Haroyan, ai që tashmë është mobilizuar për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit, transmeton Klan Kosova.
Menaxheri i lojtarit ka njoftuar klubin e ardhshëm të futbollistit, Larissa, se klienti i tij do të shtyjë nënshkrimin e kontratës pasi është në gjendje gatishmërie.
“Ishte mobilizuar si të gjithë qytetarët armenë nën 40 vjeç, dhe ai tashmë është në zonën e luftës”, ka thënë menaxheri i lojtarit, Alexis Kouyias, raporton Archyde.
Futbollisti në tre vjetët e fundit ishte pjesë e ekipit rus, FC Ural.
Haroyan ka zhvilluar mbi 50 ndeshje në Kombëtares e Azerbajxhanit, ku numëron edhe dy gola të shënuar.