Lajmet e fundit

Pjesë e historisë së suksesit të skuadrës së Skënderbeut nga Korça janë edhe katër futbollistë nga Kosova.
Njëri nga ta është kthyer në idhull për tifozët korçarë.
Është ky Bernard Berisha, i cili sa herë e ka topin te gjithë tifozët e thërrasin emrin e tij.
Ish-futbollisti i Besës së Pejës shënoi gol në ndeshjen e fundit me ndihmën e kosovarit tjetër, Liridon Latifit.
Të gjithë futbollistët nga Kosova janë përshtatur mirë me futbollin dhe jetën në Korçë.
Ashtu si sulmin, trajneri Mirel Josa edhe mbrojtjen ia besoi dy futbollistëve kosovarë.
Janë këta Leonit Abazi dhe Bajram Jashanica që tashmë janë në nivel të futbollit shqiptar, i cili dallon shumë nga organizimi dhe cilësia me atë kosovar.
Kronikë nga Jon Ajeti.