Lajmet e fundit

Futbollistët e Kosovës tashmë kanë zbritur në fushë, 30 minuta para ndeshjes me Finlandën në kualifikimet për Kampionatin Botëror "Rusia 2018".
11 të përzgjedhurit e trajnerit Albert Bunjaki kanë filluar nxehjet para ndeshjes së sotme ndaj Finlandës që do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, shkruan Albeu.
Kosova në ndeshjen e parë kishte barazuar në udhëtim, ndërsa sonte do të tentojë fitoren e parë në këto kualifikime.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.