Lajmet e fundit

Kohën kur duhet të ishin në fushën e futbollit po e kalojnë në kafene.
Futbollistët e Vëllaznimit janë duke e bojkotuar klubin e tyre në ndeshjen e Superligës ndaj Trepçës 89.
Ata po thonë se kuqezinjtë u kanë shumë borxh të cilin nuk po e shlyejnë.
Robert Gjeraj, kapiten i KF Vëllaznimi, thotë: “Faktikisht, na kanë borxh secilit lojtar nga dy paga, plus premitë”, transmeton Klan Kosova.
Kusht tjetër i lojtarëve për të dalë në stadium të mërkurën ishte edhe rikthimi i trajnerit të shkarkuar Genc Hoxha, që për ta ishte veprim i padrejtë.
Por, në klubin e Vëllaznimit deklarojnë se lojtarët nuk po e thonë të vërtetën për borxhin.
Sipas tyre, lojtarët nuk kanë marrë pagë vetëm një muaj. Madje, po mendojnë t’i ndëshkojnë futbollistët që e bojkotuan takimin.
Kronikë nga Naim Selmani.