Lajmet e fundit

“Pasaporta ka të njejtën vlerë si me të Kosovës, është mirë t’i kesh të dyja, veçse me atë shqiptare lëvizet më shumë”, u shpreh Gresa.
Edhe Kombëtarja e Kosovës e kërkonte, por zgjodhi atë shqiptare. Luana Zajmi, Adrian Bajrami, Flamur Tahiri dhe Lorik Konjuhi të cilët janë futbollistë të kombëtareve të futbollit, morën gjithashtu pasaportë shqiptare. Prej 2020-s në ligjet shqiptare është futur shtetësia e veçantë. Atë e merr një person që ka kontribut në art, kulturë, arsim, shkencë, sport, interes kombëtar dhe investitorë në ekonomi. Porcedurat mbyllen për 1 muaj. “Do të vendoset dyshemeja e investimit që duhet të bëjë i huaji për të marrë shtetësinë”, thotë Bledar Skënderi nga Agjencia për Hartimin e Politikave të Veçanta të Shtetësisë. Po sa të sigurtë janë figurat që futen në këtë kategori? “Do të përfshihen SHISH dhe agjenci të tjera inteligjente”, u shpreh Skënderi. Shtetësinë shqiptare për interes kombëtar mund ta marrin personalitete që kanë ndihmuar Shqipërinë në vite. “Kryeministra apo president, kryesisht kosovarë”, shtoi Skënderi. Agjencia për Hartimin e Politikave të Veçanta të Shtetësisë që menaxhon të gjithë procesin, do të caktojë së shpejti dhe tarifat për secilin nga kategoritë. Për investitorët shtetësia do të kushtojë më shtrenjtë./EuroNews.al