E shtuna futbollistike na sjellë derbit e ditës nga BKT Superliga dhe VIVA Fresh Liga e Parë. Me fillim prej orës 13:00, ekskluzivisht në kanalet sportive të Art Sport, do të transmetohen ndeshjet Ulpiana – Prishtina dhe Trepça 89 – Istogu.
Normalisht, vëmendja kryesore do të jetë në derbin rajonal mes Ulpianës së Lipjanit dhe 11 herë kampionëve të Kosovës, Prishtina. Në stadiumin “Sami Kelmendi”, djelmoshat e trajnerit Edlir Tetova që po kalojnë në një formë të mirë, janë nikoqir të Prishtinës që kanë filluar epokën e re nën drejtimin e trajnerit Abdulah Ibrakovic.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 30 shtator në “Fadil Vokrri”, dy skuadrat barazuan me rezultat 1-1.
Nga ana tjetër, në stadiumin “Riza Lushta” Trepça 89 që është e pamposhtur për momentin në Grupin A të Viva Fresh Ligës së Parë, do të jetë mikpritëse e Istogut që renditet e parafundit në tabelë.
Kjo do të jetë edhe java e fundit nga Viva Fresh Liga e Parë për sezonin dimëror, për tu rikthyer gjatë muajit shkurt.
13:00 Ulpiana – Prishtina Art Sport 1
13:00 Trepça 89 – Istogu Art Sport 2
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.