Lajmet e fundit

Futbollisti Phil Masingan që është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare.
Ndarja nga jeta e ish futbollistit është bërë e ditur nga federata afrikano-jugore e futbollit nëpërmjet një postimi në Twitter, njofton Klan Kosova
Masinga ka luajtur edhe në Itali nga 1997 deri në 2001, fillimisht me Salernitanan dhe më pas me Barin.
Me “Bafana Bafana”, ai ka realizuar 18 gola në 58 ndeshje, ndërsa ka fituar Kupën e Afrikës në 1996-ën si dhe falë një goli të tij ndaj Kongos i ka mundësuar Afrikës së Jugut, kualifikimin historik në Botërorin, Francë 1998.
Masinga vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për futbollin afrikano-jugor.