04.06.2018 · përditësuar para 2966 dite1 min lexim
Veshjet e yjeve në ngjarjen e përvitshme amerikane, Met Gala, ishin kryelajm i të gjitha mediave botërore.
Kjo ngjarje konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishmë në botën e modës, duke marrë parasysh se është një mundësi e jashtëzakonshme që të famshmit të rrezikojnë me veshje – ashtu sikur nuk do të mund ta bënin në tapetin e kuq ose edhe jetën e përditshme.
Tema e këtij viti në Met Gala ishte sjellja e veshjeve që ndërthurin modën dhe religjionin, më saktësisht fenë katolike, duke bërë kështu që yjet të vinin me veshje shumë më kreative se kurrë më parë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë po ju sjellim disa nga veshjet më të veçanta nga kjo ngjarje.
Jemi të sigurt se duke i parë këto veshje, gjëja e parë që do t’iu vi në mendje është se moda mund të jetë shumë e çuditshme, aq sa kreativiteti i yjeve dhe dizajnerëve të modës mund të jetë i pakufi.
Rihanna, fustani nga John Galliano
Anne Hathaway, ValentinoBlake Lively, Versace
Katy Perry, Versace
Sarah Jessica Parker, Dolce & Gabbana
Amber Heard, Carolina Herrera
Lana Del Rey dhe Jared Leto, GucciDiane Kruger, Prabal Gurung
Amanda Seyfried, Prada
Cara Delevingne, Dior
Emilia Clarke, Dolce & Gabbana
Priyanka Chopra, Ralph Lauren
Madonna, Jean Paul Gaultier
Kim Kardashian, Versace
Jennifer Lopez, Balmain
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.