Lajmet e fundit

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars nuk është vetëm ceremonia kryesore e kinematografisë botërore, por është po ashtu edhe një spektakli modës marramendëse.
Fustanet e mbrëmjes që i veshin aktoret në skenë gjatë pranimit të statujës së dashur dhe ato që i veshin veç për të ecur nëpër tapetin e kuq, diktojnë në trendet për vitin e ardhshëm.
Disa prej tyre bëhen legjendare dhe pjesë e historisë së modës.
Ndërkohë që të famshmit mendojnë se si t’i bëjnë veshjet e tyre të paharrueshme për ceremoninë e ardhshme të Akademisë, Klan Kosova po i kujton fustanet më interesante të tyre gjatë historisë së Oscars.













