Lajmet e fundit
Aktiviteti "Mendoj për ty" i organizuar me nismën e artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës organizohet sot edhe në Prishtinë ku qytetarët mund të dhurojnë fustane e funde.

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës sot organizon ngjarjen “Grumbullimi i fustaneve/fundeve” që është instalacion artistik “Mendoj për ty” i artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Në këtë ngjarje që mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, në orën 10 merr pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Ky aktivitet është mbajtur në disa qytete të Kosovës.