Lajmet e fundit

Ka nisur ndërtimi i objektit të QKMF-së në lagjen "Dardania" në qytetin e Fushë-Kosovës.
Objekti do të ofrojë shërbime për disa mijëra qytetarë dhe do të plotësojë kërkesat dhe nevojat shëndetësore për një shëndet më të mirë për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Realizimi i këtij projekti do të kushtojë mbi 300 mijë euro dhe është tërësisht projekt i financuar nga buxheti i Komunës.
Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Burim Berisha ka falënderuar të gjitha institucionet dhe qytetarët që po kontribuojnë në fillimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Gjithashtu ai ka uruar qytetarët për këtë projekt i cili do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Fushë-Kosovës, transmeton Klan Kosova.