Lajmet e fundit

Organizata joqeveritare, Balkan Sunflower, është duke zhvilluar një aktivitet në vetëdijesimin e pakicave për imunizim.
Vullnetarë nga kjo organizatë do t’i vizitojnë pakicat shtëpi për shtëpi dhe se si do të shkojë i gjithë procesi tregon Artan Asllani nga Balkan Sunflower.
“Fillimisht kemi me shku nëpër lagje kemi me vizitu njerëzit që me bo termine me shku në qender të vaksinimit e pastaj nëse nuk arrihet kjo punë atëherë do të sjellim këtu ekipet mobile”, ka thënë Asllani.
I njëjti tha se ky projekt do të përfshijë të gjitha komunat ku gjenden këto minoritete, njofton Klankosova.tv
Teoritë konspirative ishin arsyeja përse këta banorë po hezitojnë të vaksinohen, e numri i tyre po bie.
“Në fillim kemi mendu se ka me pasë shumë ma shumë hezitime, mirëpo po e shohim se me shumë po ka të interesuar të marrin vaksinën”, ka thënë Vllaznim Shaliani, vullnetar.
Komuna e Fushë Kosovës është nga më të parat sa i përket numrit të minoriteteve.
Kronikë nga Erblina Okrashtica