Lajmet e fundit

Në Londër kohë më parë kishte filluar një fushatë për largimin e të pastrehëve në rrugë.
Mënyra se si u zgjodh që të realizohej kjo fushatë u kritikuar nga shumë njerëz pasi në qoshe të rrugës u vendosën gozhda që e pamundësonin vendosjen ose qëndrimin dhe fjetjen e të pastrehëve nëpër qoshet e rrugës ku edhe zakonisht ata që nuk kanë një strehë vendosen aty.
Por një organizatë e artistëve ka vendosur të rebelohet kundër këtij vendimi duke krijuar një fushatë “Space, Not Spikes” (“Hapësirë, jo gozhda) duke u shprehur se kjo çka po ndodh vetëm po I largon të pastrehët përkohësisht dhe shteti nuk po merret me shkaqet e varfërisë.
“Gozhdat nuk bëjnë asgjë tjetër pos që largojnë realitetin që e keni para syve që ju të mos e shihni. Kjo fushatë vetëm nuk ju lejon që të konfrontoheni me diçka të hidhur dhe të punoni për të qenë të barabartë” tha Leah Borromeo, anëtar i kësaj organizate, transmeton Klan Kosova.
Për të luftuar kundër kësaj, Borromeo dhe disa miq të tij vendosën dyshekë mbi gozhdat e vendosura dhe madje edhe një librari të vogël duke e ofruar për të gjithë kalimtarët që duan të ndajnë pak kohë për leximin.