Lajmet e fundit

Mbledhja e Qeverisë në detyrë e paraparë të fillonte sot në orën 09:00 është shtyrë, njofton Klan Kosova.
Shkak për shtyrjen e saj është bërë mospjesëmarrja e ministrave në largim, të cilët kanë marrë pjesë në tubimet elektorale për zgjedhjet e së dielës.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa tha se ministrat që i janë nevojitur të jenë të pranishëm në këtë mbledhje ndodhen në fushatë, njofton Klan Kosova.