Lajmet e fundit

Fushata elektorale e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vazhduar në Lipjan, ku është mbajtur një tubim me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve komunale.
Kryetari aktual, Imri Ahmeti, ka kërkuar mbështetjen për edhe një mandat, duke u zotuar se do të vazhdojë projektet e nisura dhe do të realizojë plane të reja për zhvillimin e komunës.
Para lipjanasve, Ahmeti fillimisht ka folur për punën e bërë gjatë katër viteve të kaluara, duke përmendur investimet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.