Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fushata bombarduese e NATO-s ishte vendimtare për çlirimin e popullit të Kosovës.
“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.