Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se fuqizimi i rolit të gruas është prioritet i shoqërisë kosovare.
“ Është kënaqësi që çdo ditë e më shumë shohim gra të fuqishme në profesione të ndryshme, duke portretizuar fuqizimin e gruas si një qëllim të përbashkët që na bashkon përtej vështirësive sociale ekzistuese në Kosovë.
Hoxha në konferencën e organizuar nga ministria që ajo drejton “Dimensioni gjinor i procesit të Integrimit Evropian në Kosovë” ka shtuar se roli i grave është vendimtar në procesin e integrimit, ngase barazia gjinore është ankoruar si një vlerë e përbashkët e shteteve anëtare të BE-së.