Lajmet e fundit

Ajo që konsiderohet si mbretëresha e bimëve popullore është hithra.
Hithra mund të konsumohet e kombinuar apo edhe e shndërruar në një lëng e që në rast konsumimi të paktën një gotë e tillë në ditë është ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin, përcjellë Klan Kosova.
Në rast se kjo bimë përdoret sidomos gjatë stinës së pranverës dhe verës ka funksione të dobishme shëndetësore që ndihmon në pastrimin e gjakut dhe sjell përforcim tek personat që janë anemik.
Është e rekomandueshme që gjatë kësaj periudhe kohore hithrat të konsumohen në byrek, supë apo edhe në formë kombinimi me sallatën, përcjellë Klan Kosova.