Lajmet e fundit

Një ilaç që përgjysmon rrezikun e një gruaje të preket nga kanceri i gjirit vazhdon të funksionojë shumë kohë pasi ndalohet përdorimi i tij, thonë studiuesit.
Anastrozole bllokon prodhimin e horomonit estrogjen, i cili ushqen rritjen e shumë kancereve të gjirit.
Tashmë është në dispozicion në NHS në Britani, por studiuesit në Universitetin Queen Mary të Londrës thanë që vetëm një e dhjeta e grave po e përdorin atë.
Research Cancer në Mbretërinë e Bashkuar tha se gjetjet ishin siguruese.
Anastrozole mund të jepet vetëm pas menopauzës sepse nuk mund të shtypë estrogjenin tek gratë më të reja.
Hulumtimet e mëparshme, kanë treguar që anastrozole përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit gjatë pesë vjetve të ardhshme pas përdorimit.
Por tani, testimet tek 3,864 gra tregojnë se ato që e përdorën atë kishin 49% më pak kancere të gjirit, madje edhe shtatë vjet pasi ndaluan përdorimin.
Me fjalë të tjera - përfitimi zgjat.