Lajmet e fundit

Rreth 40 emigrantë afrikanë mendohet të kenë humbur jetën në pas fundosjes së një varke të mërkurën në brigjet e Libisë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në momentet e aksidentit në mjetin lundrues ishin 120 emigrantë ku 90 prej tyre u shpëtuan dhe më vonë u dërguan në Itali.
OKB-ja thotë se 60 mijë njerëz kanë provuar për të kaluar Mesdheun nga Afrika e Veriut vetëm gjatë këtij viti, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Mbi 1 mijë e 800 nga ta kanë vdekur, shifër kjo 20 herë më e madhe se sesa në të njëjtën periudhë kohore të vitit 2014.