Lajmet e fundit

Neymar duket se po e shfrytëzon në maksimum ndërprerjen dimërore të kampionatit francez dhe lejen e marrë nga PSG.
Ai është fotografuar me të dashurën e tij, modelen Bruna Marquezine duke shijuar një ditë së bashku në një jaht luksoz.
Ylli brazilian ka treguar afeksionin për partneren e tij, pak ditë pasi u raportua se kanë rikonsoliduar marrëdhënien e tyre në mbrëmjen e vitit të ri, të cilën e festuan në Brazil.


