Lajmet e fundit

Edhe sot vazhduan të regjistrohen temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Në Prishtinë temperatura maksimale arriti deri në 25C, ndërsa në rajon temperaturat luhateshin nga 26C deri në 29C, e vendi më i nxehtë edhe sot ishte Zenica në BeH me 31.5C.
Deri të enjten do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë dhe pjesërisht i vranë, e gjatë pasdites dhe në mbrëmje rreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu dhe me ndonjë bubullimë.
Nga dita e enjte dhe premte, një ciklon nga Afrika veriore pritet të depërtojë mbi Itali, e më pas edhe mbi rajon, që do të sjellë përkeqësim të motit me vransira dhe reshje lokale shiu nga dita e premte, e vende-vende priten mundësi edhe për ndonjë bubullimë.
Reshje lokale shiu parashikohen edhe ditëve të fundjavës, e gjatë ditës së diel reshjet do të pushojnë. Me depërtimin e këtij cikloni, edhe masa më të ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon, do të zbresin temperaturat rreth vlerave mesatare.
