Lajmet e fundit

Është shënuar rasti i parë i një infeksioni i cili është rezistent ndaj antibiotikut që përdoret si mjeti i fundit – colistin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një grua 48 vjeçare nga Pennsylvania është paraqitur me këtë infeksion, kështu duke shënuar rastin e parë rezistent ndaj colistin tek njerëzit. Ajo është shëruar dhe infeksioni ka qenë i ndjeshëm ndaj antibiotikëve të tjerë.
Megjithatë, colistin përdoret kur të gjitha medikamentet e tjera dështojnë dhe zyrtarë mjekësor kanë paralajmëruar që bota po arrin fundin e rrugës sa i përket antibiotikëve.
Nuk është e qartë se prej nga ka ardhur virusi meqë pacientja nuk kishte udhëtuar së fundmi dhe colistin nuk është shumë e përdorur në Amerikë.